Të tjera

TENIS/ Djokovic në finalen e Londrës, sfidë me Zverev për titullin e “Championship”

Tenisti serb Novak Djokovic është finalisti i dytë i turneut ATP Championship që po zhvillohet në Londër. Numri 1 në botë mundi 2-0 (6-2, 6-2) në gjysmëfinale afrikano-jugorin Kevin Anderson, duke prerë një biletë për në turneun e fundit sezonal.

Një ndeshje në sens unik dominuar dhe fituar me shumë lehtësi nga Djokovic, që pati epërsi në të dyja setet. Anderson nuk pati asnjë shans të rivalizojë apo fitojë, duke luajtur dobët, ndërkohë që serbi konfirmoi edhe një herë se po kalon një moment të shkëlqyer.

Në finale, Djokovic do të luajë ndaj numrit 5 në botë, gjermanit Alexander Zverev, që në gjysmëfinalen tjetër pat mundur 2-0 (7-5, 7-6) roger Federer. Djokovic e Zverev u përballën edhe në ndeshjet në grupe të këtij turneut, me serbin që fitoi 2-0 me lehtësi, ndaj është favorit edhe në finale.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Thyen rregullat ndaj COVID-19, përjashtohen dy xhudistë të Gjeorgjisë nga Lojërat Olimpike

Delo.autor

FORMULA 1/ Përfundon në Apel gara e Çmimit të Madh të Kandasë, Ferrari kërkon…

Delo.autor

CAS përmbys vendimin ndërkombëtarëve, lejon 28 sportistë rusë të garojnë në Olimpiadë

Q.Autor

Leave a Comment