Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ City mposht Barçën e Spurs, merr talentin e kombëtares holandeze

Skuadra e Manchester City ka arritur të fitojë duelin me Tottenham dhe Barcelona për të marrë talentin 21-vjeçar të kombëtares holandeze, Frenkie De Jong. Sipas “Mirror”, mesfushori që luan me skuadrën e Ajax në kampionatin holandez do të luajë me “qytetarët” sezonin tjetër.

Ajax ka pranuar një ofertë prej 65 milionë eurosh të paraqitur nga skuadra e City, që e konsideron talentin holandez si zëvendësuesin e brazilianit Fernandinho. Ndaj pritet që De Jong të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Premier League.

Transferimi i mesfushorit të kombëtares holandeze do të kryhet verën e ardhshme. Në garë për të marrë De Jong ishin edhe Spors e Barcelona, por që nuk arritën të bindin lojtarin e Ajax.

Related posts

Dy gola avantazh s’mjaftojnë/ Chievo bën MREKULLINË në shtëpinë e Romës (VIDEO)

Isa.Autor

REAL MADRID PRANË REKORDIT TË ZI/ 6 orë e 49 minuta pa gol…

Isa.Autor

Bayern Munich, përleshen në stërvitje James dhe Rudy

Q.Autor

Leave a Comment