Futboll Shqipëri Sport

Tërhiqet FSHF-ja: Laçi-Skënderbeu luhet të mërkurën, në “Selman Stermasi”

Shtyrja e takimit mes Laçit dhe Skënderbeut nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit solli një reagim të ashpër të presidentëve të klubeve të cilët e quajtën këtë veprim si prishje të garës.

Pas kontestimeve u vendos që takimi Laç-Skënderbeu të mos shtyhej dhe të luhet të mërkurën.

Përmes një njoftimi FSHF-ja bën të ditur se Laçi-Skënderbeu do të zhvillohet ditën e mërkurë në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stermasi” në orën 14:00.

“Sektori i Garave, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit njofton median dhe opinionin futbolldashës se ndeshja Laçi-Skënderbeu do të zhvillohet ditën e mërkurë në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stermasi” ora 14:00.

Përballja, Laçi-Skëndërbeu, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në datën 7 nëntor”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Related posts

Luhet ndeshja për Superligë/ Trajneri i Lushnjes i trembet gjykimit: Ja si fitojmë kundër ballshiotëve

Isa.Autor

Donis Avdijaj nuk ndalet shënon gol të bukur në Holandë

Sadik.Autor

De Bruyne: Kemi eksperiencën e duhur për të bërë mirë në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment