Futboll Sport

TËRHIQET VAN DER VAART/ Djaloshi i rritur si cigan që ëndërronte një shtëpi për familjen

Më shumë se 500 ndeshje në karrierë mes kombëtares holandeze dhe klubeve, dy tituj kampionë në Holandë dhe një Kupë, një kampionat danez, një Superkupë spanjolle dhe një holandeze. Po pastaj? Pastaj vetëm një fjalë… “Stop!”. Rafael van der Vaart është tërhequr zyrtarisht nga futbolli i luajtur.

I frenuar nga problemet e vazhdueshme fizike që shënuan karrierën e tij: transferimi i tij në Danimarkë për të fituar titullin me Midtjylland në fillim, disa ndeshje me Esbjerg përpara se të tërhiqet përfundimisht, duke u dorëzuar përpara fizikut.

Të lësh gjithçka në moshën 35 vjeç: një botë, ajo e futbollit, që e ka parë të bëhet një xhevahir i fabrikës së talenteve si Ajax, nga fantazist me cilësi deri te golat. Gjithçka e ka një fund dhe ai moment ka ardhur. Sigurisht, Rafa var këpucët, duke ditur se ndoshta nuk arriti të fitonte aq sa duhej në karrierën e tij.

Sidomos me fanellën e Real Madrid, por edhe ëndrra për të triumfuar në Botëror me “Tulipanët”. Në Afrikën e Jugut, 8 vite më parë, Iniesta, vetëm një hap larg penalltive, vendosi që t’i shuante ëndrrat e shpresën.

“Eshtë e drejtë që tani të ndaloj: erdha në Danimarkë për të luajtur dhe jo për të bërë rehabilitim”. Krenaria përpara së gjithash, e barabartë me mendimin e një tjetër figure me peshë, ish-shoku i skuadrës te Ajax, Zlatan Ibrahimovic. Të lësh gjithçka në një gjendje fizike dinjitoze.

Rafa  u mundua që të jepte më të mirën, të “plakej me topin”, por trupi duhet të përgjigjet atëherë kur duhet. “Zbrita në stadiumet më të mëdhenj në botë dhe përkrah apo kundër kampionësh”. Ajax, Hamburg, Real Madrid, Tottenham, Betis, më pas Danimarka dhe një fjalë: stop. Tani, koha për t’iu dedikuar familjes dhe për të treguar një histori të bukur, që nisi kur ishte 10 vjeç, me një provë në Amsterdam.

Një karrierë edhe mes anekdotash, si atëherë kur në 2010, Mourinho i tha se do të merrte Ozil te Real dhe nuk do të kishte hapësira për të… Agjenti i ofron Tottenham. “Më mori në telefon rreth orës 16:00 dhe më tha se brenda orës 18:00 duhet të vendosja…

Nisa të mendoj por më zuri gjumi. U zgjova çerek ore përpara se të jepja përgjigje dhe sërish agjenti më mori duke më pyetur: a vendose? i thashë, “po, le ta bëjmë”… Transferimi në Angli ishte një step i bukur për të. 

Van der Vaart, megjithatë, ia doli të kthente në realitet atë që ëndërronte kur ishte vetëm 6 vjeç. “Të blej një shtëpi për prindërit e mi, sepse jetonim në një rulot dhe ishim si ciganë që lëviznim shpesh. Doja që me futboll të fitoja para dhe të rregulloheshim njëherë e përgjithmonë”.

Pikërisht jeta prej cigani në Beverëijk, pak në veri të Amsterdamit, e bëri më të fortë, një luftëtar. Aty skuadra e De Kennemers, që kultivonte të rinjtë, i dha shansin dhe ky shans u kthye në… Ajax, sepse gjigantët holandezë, me scout kudo, zbuluan fantazinë dhe talentin e Rafael Van der Vaart.

Related posts

E KRYER/ La pas Levandovskin e Haland, Çelsi transferon lojtarin më të mirë të Bundesligës për sezonin e shkuar

F.autor

Janë publikuar formacionet zyrtare të Holandës dhe Anglisë

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Reja ka gati listën për sfidat e tetorit, pritet në Kombëtare rikthimi i mbrojtësit…

Delo.autor

Leave a Comment