Futboll Shqipëri Sport

TEUTA E FRIKSHME/ Shkëmbi: Duhet edhe inteligjencë nga lojtarët, për Duron…

Pas fitores me përmbysje ndaj Kamzës, trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi për “SuperSport” u shpreh:

Fitore me përmbysje…

Është e vërtetë, por do të thoja që edhe pjesën e parë ishim mirë. Një moment shpërqëndrimi te goli i Kamzës, por pjesa tjetër e lojës ishim mirë.

E ka thyer tabunë Teuta në ndeshjet jashtë ?

Veç pikëve që kemi fituar këto javë është mënyra si ekipi po luan. Po luajmë vetëm jashtë. Shpresoj që të vazhdojmë kështu me këto rezultate.

Skuadra hapet shumë, Kamza mund të ndëshkonte…

Kemi momente që jemi shumë të hapur, megjithatë ne bëjmë maksimumin. Jemi të kondicionuar edhe nga rezultatet që jemi detyruar për tu hapur, pasi kemi qenë në disavantazh.

Mbrojtësit janë 1 kohë me vonesë…

Futbolli nuk luhet vetëm nga ana fizike. Duhet të jesh inteligjent të lexosh situatat. Kjo nuk është pjesë taktike. Lojtarët duhet të përmirësohen. Në mbrojtje nuk kemi gjetur stabilitet akoma.

Përgjigje për Duron sot?

Jo, ska qene përgjigje për asnjë. Ka qenë përgjigje për atë që ne stërvitemi përditë. Kam respekt për Klodian Duron

Related posts

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Supergol i Bregut, korçarët vulosin gjithçka (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ ISLANDËS/ Kaçe optimist: Nën drejtimin e trajnerit të ri japim…

Delo.autor

Hasi dërgon në gjykatë Olympiakosin, pritet të fitojë borxhin nga gjigandi grek

Delo.autor

Leave a Comment