Futboll Sport

SFIDA NDAJ ROMËS NË CHAMPIONS/ De Boer: Pika e dobët e Ajax? Besoj se është mungesa e alternativave në…

Roland de Boer, në një intervistë të dhënë për Teleradioestero, ka folur në lidhje me përballjen mes Ajax-it dhe Roma-s në çerekfinalet e Europa League.

– Kush ka më shumë shanse të kualifikohet?

“Besoj se do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat. Ajax dhe Roma janë dy formacione shumë interesante. Ajax është rritur shumë në Europë gjatë këtyre viteve, por Roma, edhe pse nuk është e para në Itali, është një skuadër shumë e fortë. Fakti që lojtarët e ten Hag e kanë hipotekuar titullin mund të jetë një avantazh i vogël në përballjen e dyfishtë”.

– Ajax-i po luan shumë mirë në Eredivisie, por cilat janë pikat e tyre të dobëta?

“Ndoshta fakti që Eredivisie nuk është një kampionat i nivelit të lartë mund të jetë një gjë e keqe për Ajax-in, që mbetet një skuadër e fortë. Një tjetër pikë e dobët besoj se është mungesa e alternativave në sulm. Është vetëm Tadic, që nuk është as një sulmues i parë. Për pjesën tjetër, skuadra e Ten Hag ka lojtarë cilësorë, nga Gravenberch tek Idrissi, që s’ka pak që ka ardhur”.

Related posts

Pepe Reina kryen testet mjekësore te Milani

Q.Autor

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Luka Modric “qan” vendimin e Messit: Do të humbisnim shumë…

Delo.autor

Pësoi dëmtim të frikshëm, Sane i rikthen buzëqeshjen Pep Guardiola-s

Q.Autor

Leave a Comment