Futboll Sport

DËMTIMI QË PËSOI ME BRAZILIN/ Neymar: Mendoj se nuk kam asgjë serioze

“Faleminderit të gjithë atyre, që më dërguan mesazhe inkurajimi. Duke shpresuar në shërimin tim të shpejtë, mendoj se nuk kam asgjë serioze. Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam arritur numrin e 100 grumbullimeve me fanellën verdhegjelbër. Jam gjithmonë shumë krenar për ta përfaqësuar kombëtaren më të madhe në botë”.

Kështu, përmes Instagram-it, Neymar u mundua t’i qetësojë fansat e tij, të cilët përjetuan ankth kur e panë të dëmtuar gjatë miqësores së mbrëmshme me Kamerunin, që në minutën e 8-të. Sot lojtari do të bëjë të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore.

Një shqetësim të madh përjetuan edhe tifozët e PSG-së për yllin e skuadrës së tyre, sepse javën e ardhshme është sfida shumë e rëndësishme e Ligës së Kampionëve, ndoshta vendimtare për kualifikimin në grup, kundër Liverpool.

Related posts

Familja që pengon ndërtimin e stadiumit të Chelsea, kërkon… 22 milionë euro kompensim

Q.Autor

Juventus merr masa për lojtarët, ja vendimi përfundimtar për mbrojtësin Alex Sandro

Sadik.Autor

RASHFORD TITULLAR TEK MAN UNITEDI/ Solskjaer ul 82 milionë euro në stol…

Delo.autor

Leave a Comment