Sport Të tjera

SKANDALOZE/ KAMPIONIN E BOTËS nuk e lënë të përfaqësojë Shqipërinë sepse… (VIDEO)

Përfaqëson Evropën por jo Shqipërinë. Jo se nuk dëshiron por se nuk ia lejojnë. Federata Shqiptare e Bilardos nuk i dha mundësinë që të merrte pjesë në Evropian, të parin që zhvillohej në Shqipëri pak vite më parë.

Ky është paradoksi që shoqëron karrierën e bilardistit të talentuar Eklent Kaçi. 19 vjeçari i cili ka fituar gjithçka në Shqipëri po arrin suksese të mëdha dhe në arenën ndërkombëtare. Kaçi pozicionohet i pari në renditjen e përgjithshme botërore. Është i pari dhe në renditjen europiane ndaj edhe ka fituar të drejtën që të jetë mes 5 sportistëve që do të përfaqësojnë Kontinentin e Vjetër në “Moskoni Cup” që do të organizohet në Londër kundër ekipit të SHBA-së.

Falë arritjeve në kompeticionet e ndryshme Kaçi ka grumbulluar pikët e nevojshme për të qënë pjesë e ekipit të Evropës. Ai ka vendosur edhe një rekord: është bërë sportisti më i ri që merr pjesë në “Moskoni Cup”. Sukseset e tij kanë rënë në vesh të shurdhët. Mbështetja i ka munguar por ai i ka bërë ballë vështirësive me ambicien për të realizuar ëndrrën e tij. Të parën e ka plotësuar.

Donte të ishte numri 1 në Botë dhe me krenari valviti flamurin shqiptar. E ka bërë edhe në të shkuarën, pasi ka fituar 3 medalje bronzi dhe 2 argjendi në kampionatet europiane të bilardos për 17 vjeçarët. Nga ai moment nuk mund ta përfaqësonte më Shqipërinë në garat ekipore. Gjithsesi jeta vazhdon dhe Kaçi ai ka dalë më së miri dhe ka shkruar emrin e tij në sportin e bilardos, edhe pse vetëm 19 vjeç.

Në edicionin e 25-të të “Moskoni Cup” që do të zhvillohet në Londër nga 4 deri më 7 dhjetor Kaçi synon trofeun prestigjoz. Natyrisht rivaliteti është i madh por ai ka treguar se nuk i trembet sfidave. Fillimisht do të kërkojë që të fitojë Euro-turin e Trevizos, që mbahet në Itali nga 15 deri më 17 nëntor.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Vdes ish-presidenti i gjigantit të Serie A…

Delo.autor

COPPA ITALIA/ I mjaftojnë 3 minuta lojë, Dybala mposht portierin Pegolo (VIDEO)

Delo.autor

“S’MË SHIJON SUPA E NGROHUR DISA HERË”/ Erjona Sulejmani injoron keq ish-bashkëshortin Xhemaili (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment