Bundesliga Futboll Sport

NDESHJA NDAJ LEVERKUSEN/ ​Portieri Gjerman e copëton gjuhën dhe thyen gishtin, por s’e ndërpret ndeshjen

Portieri i Augsburgut, Andreas Luthe, e vazhdoi ndeshjen e kësaj fundjave kundër Bayer Leverkusenit përkundër që e kishte copëtuar gjuhën e tij pas e kishte kafshuar, si dhe e kishte filluar këtë ndeshje me një gisht të thyer.

Klubi i Bundesligës u mposht me rezultat 1-0 për shkak të një goli të shënuar në minutën e 75-të nga Lucas Alario. Për ta shënuar këtë gol, Alario e mposhti portierin Luthe, i cili ishte në dhimbje për shkak se Kevin Volland e kishte goditur atë me gju në fytyre.

“Qafa është ende pak e ngurtë dhe e kam copëtuar një pjesë të gjuhës sime. Por, kjo gjë nuk është aspak problem për mua. Gishti im i vogël tanimë është aq i thyer saqë nuk mund ta lë atë të vetëm”, ka thënë Luthe për Sport Bild.

“Për këtë arsye gjithmonë e lidhi gishtin e vogël me gishtin e unazës. Nuk mund ta imagjinoj të luaj në asnjë mënyrë tjetër”.

Luthe tanimë e kishte fituar reputacionin se i duron dhimbjet për të vazhduar ndeshjet, pasi që gjatë verës kishte zbuluar se ai gjithmonë e mban dorëza të veçanta, pasi që një lëndim i vjetër në dorën e tij është i pashërueshëm.

Related posts

SUPERSFIDA E SË SHTUNËS/ Allegri: Fiorentina kundërshtar i vështirë, atje ndeshjet nuk…

Isa.Autor

Ku ka përfunduar Mastour? Milan fitoi derbin për ta marrë, City ishte gati të bënte çmenduri për të preferuarin e Neymarit…

Sadik.Autor

“MAGJI” NË NDESHJEN UDINESE-EMPOLI/ Ky mund të jetë goli më i bukur i javës në Serie A (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment