Futboll Premier League Sport

TRONDITET FUTBOLLI/ Bendtner nuk ia hedh drejtësisë, prokurori danez e fundos

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe kombëtares daneze Niklas Bendner nuk ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë daneze. 30-vjeçari rrahu një taksist në Kopenhagen më 9 shtator pas një debati për faturën e udhëtimit.

Taksisti mbeti me nofull të thyer pas përplasjes fizike me lojtarin dhe iu drejtua organeve të drejtësisë. Bendtner u mbrojt duke thënë se vepro në vetëmbrojtje, por gjykata e Kopenhagenit e shpalli fajtor.

Avokatët e futbollistit të Roseborgut e apeluan çështjen, por ditën e sotme prokurori i përgjithshëm i Kopenhagenit konfirmoi se apelimi për rastin e Bendtner nuk është marrë për bazë, çka do të thotë se burgu për të është i pashmangshëm.

Related posts

AKORDI 169 MILION EURO/ Xavi zbulon objektivin e madh të Barcelonës në merkato

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Italia në karantinë, Serie A anulon dhe një ndeshje tjetër (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Joao Mario arrin akordin, klubi kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim nga Inter

Delo.autor

Leave a Comment