Basketball Sport Sports

MANU GINOBILI MES LEGJENDAVE/San Antonio tërheq fanellën me nr.20

Fanella me nr.20 e San Antonio Spurs, që është mbajtur për 16 sezone nga basketbollisti argjentinas Manu Ginobili, do të tërhiqet, pasi ajo fanellë i përket një legjende që verën e kaluar vendosi të mos luajë më. Për ta nderuar për besnikërinë dhe gjithçka Ginobili ka dhënë dhe arritur me fanellën e këtij ekipi, drejtuesit e Spurs kanë vendosur që fanellën me këtë numër të mos e veshë më asnjë basketbollist tjetër.

Më 28 mars të vitit të ardhshëm, në ndeshjen që San Antonio do të luajë në fushën e saj ndaj Cleveland, do të zhvillohet ceremonia në stadiumin “At&t Center”, ku natyrisht i pranishëm do të jetë edhe Manu Ginobili, tashmë 41 vjeç. Argjentinasi, bashkë me Bill Bradley, janë të vetmit në historinë e basketbollit që kanë fituar NBA, Euroleague dhe medaljen e artë olimpike.

Ginobili bëhet lojtari i 9-të i San Antonio fanella e të cilit tërhiqet, pasi më parë janë nderuar edhe Tim Duncan (nr.21), David Robinson (nr.50), George Gervin (nr.44), Bruce Boëen (nr.12), Sean Elliott (nr.32), Avery Johnson (nr.6), Johnny Moore (nr.00) dhe James Silas (nr.13).  Manu Ginobili u tërhoq nga basktebolli më 27 gusht të këtij viti, në moshën 41-vjeçare, pas një karriere në NBA që nisi në vitin 2002, ku fitoi 5 tituj kampionë. Ai luajti 1.507 ndeshje në sezonin e rregullt dhe realizoi 14.043 pikë.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT TË BARCELONËS NË KRIZË/ Coutinho jep sinjalin: Aty kam shumë miq, të luaj sërish…

Delo.autor

MERAKU I TIJ ËSHTË EUROPA/ Olsi Rama “thumbon” rivalët: Partizani ka qenë më lart, fati ndihmon…

Delo.autor

Shoku i ekipit këshillon Paul Pogba si të dalë nga “kriza”!

Sadik.Autor

Leave a Comment