Futboll La Liga Sport

UNIKAL SHOKU I I “PLESHTIT”/ Të luaja me MESSIN ishte sikur të hedhje fishekzjarre

Jo shumë futbollistë në botë kanë fatin dhe kënaqësinë të luajnë përkrah mbase futbollistit më të mirë të të gjitha kohëve, Lionel Messit, por Dani Alves ka qenë ndër të rrallët që e ka shijuar futbollin më së shumti me gjeniun argjentinas. Të kuptuar telepatik mes Alvesit dhe Messit ka qenë ndër armët më të rëndësishme të Barcelonës së Pep Guardiolës. Mbrojtësi i djathtë brazilian iu bashkua Barçës katër vite pasi Messi e kishte bërë debutimin e tij dhe përfundimisht u largua në vitin 2016.

Por, edhe pse kanë kaluar dy vite e gjysmë që prej largimit të tij, Alves mbetet lojtari që i ka dhuruar më së shumti asiste Messit. Çfarë veçorie mbresëlënëse, veçanërisht për një mbrojtës krahu!

“E mbaj mend ndeshjen e parë që e luajtëm bashkë sikur të ndodhte sot. Luanim me një apo dy prekje topi tërë kohën, e kuptonim njëri-tjetrin me jo më shumë se një shikim. E dinim saktësisht se ku ndodheshim në fushë, në çfarë pozite”, ka thënë Alves.

“Kjo më befasoi mua, sepse po vija nga Sevilla, ku stili i futbollit që luhej ishte plotësisht ndryshe krahasuar me atë të Barcelonës. Në atë moment, ajo lidhje me Messin, ishte sikur të hedhesh fishekzjarrë. Thashë me vete ‘Uau, do të luaj për një klub i cili i mbron vlerat e vërteta të futbollit botëror”, shtoi ai.

Related posts

Çmimi i lartë, United heq dorë nga ylli i Lazio-s

Sadik.Autor

E TRISHTË/ “Formula 1” në zi, ndërron jetë pronari i makinës legjendare

Delo.autor

UEFA VLERËSON VALON BERISHËN/ Ndër më të mirët për ndeshjen me Anglinë

F.autor

Leave a Comment