Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Kukësi, Momente emocionuese, Musolli rikthehet në fushë pas 7 muajsh. Cuculi i jep shiritin

Po të luhet në Laç takimi mes vendasve dhe Kukësit në kuadër të javës së 28-të të Superiores.

Të dyja ekipet janë të etura për pikë, kurbinasit për të arritur një vend në Europë, ndërsa verilindorët mbajnë ende shpresa për titullin kampion. Ernest Gjoka do të debutojë në sfidën e sotme pas largimit të Ndreut. Pas fitores së thellë me Teutën, trajneri i Laçit, Sulejman Starova kërkon nga ekipi një tjetër sforco për të qenë sa më pranë zonës që të çon në Europë.

Një fitore me verilindorët do e zvogëlonte diferencën me ta vetëm në dy pikë.

LIVE | Laçi-Kukësi 0-0

KOMENTI LIVE:

70’ Zëvendësimi i parë edhe te Laçi. Në fushë Jonuzi, në vendin e Malik Mane.

70’ Rama godet nga brenda zone, por Selmani me këmbë pret një goditje mjaft të bukur.

67’ Zëvendësimi i parë te Kukësi. Del Vasil Shkurtaj, në fushën e lojës Besar Musolli, i cili rikthehet pas një periudhe rreth 7-mujore. Sapo futet në fushë, Cuculi i jep edhe shiritin e kapitenit.64’ Mane nga e djathta kroson në zonën e portierit Frashëri, por kontrollon ai pa probleme.

59’ Rrëzohet brenda zone Valdet Rama, dhe ka një pretendim për penallti. Por, asgjë për kryesorin Koçi.

57’ Rroca hedh një parabolë në zonë për të shërbyer Rexhinaldon, por spastron mbrojtja kurbinase.

54’ Kordeiro gjendet në një zonë të favorshme për të shërbyer shokët nga e djathta e sulmit, por Çokaj e mbyll mirë brazilianin e Kukësit.

48’ Mane provon me një goditje nga hyrja e zonës, topi ndalet nga mbrojtja verilindore. Pretendime nga kurbinasit, për një prekje të topit me dorë nga Rroca.

46′ Nis pjesa e dytë, me ekipet siç e mbyllën të parën.

Related posts

E BUJSHME/ Klubi anglez mbyll akordin me sponsorin e ri, bonuset për lojtarët do të jenë… monedha Bitcoin

Delo.autor

Dasma madhështore e Ramosit/ Ftesë për Pique por s’ka vend për Ronaldon

Delo.autor

DEBUTOI NDAJ ITALISË/ Theu çdo rekord me Spanjën, por shikoni plagët e 17-vjeçarit pas ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment