Futboll Kombëtarja Sport

Veseli tregon optimizëm para Skocisë: Kemi marrëdhënie të mira, dëshirë për të…

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Kombëtares me Skocinë, Federic Veseli është shprehur për mediat se grupi e bën skuadrën më të bashkuar.

“Shpresoj se jam gati, pasi jam rikthyer nga dëmtimi. Kemi disa mungesa dhe tani do të shohim se unë do të jem ok. Kemi pësuar disa gola nga disa gabime, por në Izrael kemi bërë një ndeshje të mirë. Duhet të përmirësojmë gjërat negative. Shpresoj se do të gjejmë rrugën për më shumë sukses në këto dy ndeshje. Unë kam luajtur shumë herë në krahun e djathtë. Për mua nuk është problem. Varet nga drejtimet e trajnerit. Besoj se Grezda ka bërë mirë me dopietë, Binaku e ka rritur ritmin, apo edhe Gjimshiti ka bërë mirë. Ky moment shpresoj se do të na ndihmojë për të marrë rezultat pozitiv.

Ne si skuadër kemi entuziazëm, sepse jashtë fushës jemi shumë shokë. Gëzohemi të gjithë të jemë prapë këtu. Ana profesionale është më e rëndësishme. Do të provojmë të marrim maksimumin. Jemi të gjithë lojtarë me shumë dëshirë për të shkuar në Europian dhe secili mundet të ndihmojë njëri-tjetrin. Ne duhet të ndjekim udhëzimet e trajnerit. Jemi të gjithë gati. Ne nuk kemi presion për të rënë më poshtë”.

Related posts

“LUFTËTAR MEKSIKAN”/ INTERI gati të përfitojë për SUPER mesfushorin e PORTOS

Isa.Autor

Juventus merr masa për lojtarët, ja vendimi përfundimtar për mbrojtësin Alex Sandro

Sadik.Autor

“ÇMENDET” ABRAMOVICH/ Chelsea do të paguajë 14 milionë euro për trajnerin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment