Futboll Premier League Sport

“ÇMENDURI”/ Lojtarët e Arsenalit po japin më shumë me Emery se me Wengerin

Ish mbrojtësi i Gunners është i mërzitur me largimin e menaxherit në verë, por pranon se skuadra është përmirësuar nën urdhrat e trajnerit të ri.

Largimi i Arsene Wenger nga Arsenali ishte “pak i vështirë”, thotë Bacary Sagna, por drejtuesit e Emirates Stadium konsiderojnë se Unai Emery është duke punuar shumë në Londër.

“Është e çuditshme. Nga një vit në tjetrin, është totalisht çmenduri. Ata shijuan verën për të qartësuar mendjet e tyre dhe të kthehen fuqishëm”, ka thënë Sagna i cili kaloi shtatë vite nën urdhrat e Wenger gjatë kohës sa ishte në Arsenal, për Sky Sports.

“Duket se ata po japin më shumë për të në fushë dhe ai po punon me ta. Jam shumë i lumtur që klubi i është kthyer ndeshjeve të mira. Arsenali është në zemrën time, është klubi i im”.

“Isha i mërzitur ti shihja ata duke vuajtur në dy vitet e fundit. Isha i mërzitur ta shihja Arsene Wenger të largohet. Ai ja dha një jetë klubit. Nuk mundet gjithmonë të jetë përfekt dhe njerëzit ishin pak të ashpër me të. Arsenali është i tillë si Arsenal për shkak të tij. Ai ishte njeriu që e krijoi atë”, ka thënë Sagna.

Related posts

ASKUSH SI “BOMBERI” POLAK/ Lewandowski, shënon një herë çdo 71 minuta (FOTO)

Delo.autor

Juventus shkon në Moskë për të finalizuar marrëveshjen përpara botërorit

Sadik.Autor

PLASIN MEMET PËR “TOPIN E ARTË”/ RONALDO ia PLAS TË QARËS, MODRIC falenderon INTERISTAT dhe…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment