Futboll Shqipëri Sport

PLAS NË DEVOLLI-TURBINA/ Shikoni përplasjet në tribuna dhe në fushë gjatë ndeshjes (VIDEO)

Devolli mposhti ditën e djeshme me rezultatin 2-1 Turbinën, në një ndeshje ku tensioni ishte shumë i madh.

Akuza të shumta ka pasur nga presidenti i çërrikasve, Gentian Gjoka, në lidhje me arbitrimin e ndeshjes, i cili thotë se nuk ishte korrekt.

Madje në një video shihen ndërhyrjet e ashpra nga lojtarët e Devollit, në drejtim të lojtarëve të Turbinës. Arbitri i ndeshjes ka ndëshkuar me karton të kuq portierin e Devollit Mali, për shkak se ky i fundit ka fyer trajnerin kundërshtar.

Ndërkohë nxirret pa barrelë dhe me zor lojtari i Turbinës , i cili kishte pësuar gjithshtu një dëmtim në fushë. Nuk mungojnë as sharjet nga tifozët vendas, të cilët nuk janë kursyer aspak.

DEVOL

Në videon e mëposhtme, duken qartë se ka pasur tension të madh jo vetëm mes lojtarëve, por edhe në tribunë, ku ka disa përplasje, mes drejtuesve të të dyja skuadrave.

Kujtojmë se nga minuta e 6′, Turbina luajti me 10 lojtarë, për shkak se futbollisti Peqini u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.

Related posts

Kur djalin nuk e lënë të bashkohet me babanë, as për 40 milionë euro…

Sadik.Autor

Luftëtari ka mundësinë të barazojë Skënderbeun, ja për çfarë bëhet fjalë

Sadik.Autor

SULM “FARAONIK”/ Me dy qindarka, Verona ka shënuar 27 gola me tredhëmbëshin e saj

Delo.autor

Leave a Comment