Futboll Premier League Sport

VËSHTIRËSITË NË KLUB/ Fellaini: Tifozët e Man United dëshirojnë të shohin futboll të mirë

Mesfushori i Manchester Unitedit Marouane Fellaini beson se tifozët kanë të drejtë që të irritohen me formën e klubit që po kalon momentalisht.

Skuadra e Jose Mourinhos shënoi fitore minimale të martën ndaj Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve falë golit të Fellainit në fund të takimit.

“Ata vijnë këtu, paguajnë biletat dhe dëshirojnë të shohin futboll të mirë”, ka thënë mesfushori belg.

“Kritikat janë pjesë e futbollit, mirëpo ne duhet të punojmë. Ne jemi një skuadër, ne jemi të bashkuar”.

Unitedi është në pozitën e dytë në Grupin H me 10 pikë dhe e ka siguruar kualifikim për në fazën tjetër, kurse në ndeshjen e fundit do të ndeshet ndaj Valencias më 12 dhjetor.

Related posts

YLLI DEPAY ËSHTË JOSHËS PËR SHUMË KLUBE/ Trajneri Garcia zbulon të ardhmen: Nuk jam në mendjen e lojtarëve të mi, por…

Delo.autor

FESTOHET 120-VJETORI I KLUBIT/ Njihuni me koreografinë fantastike të tifozëve të Milanit (FOTO)

Delo.autor

“NJË FUND I TRISHTUAR!” Rivaldo: Ikja e Messit, do ishte goditje e madhe për Barcelonën. Imagjinoj Guardiolën që…

Delo.autor

Leave a Comment