Futboll La Liga Sport

XHELOZI NË MADRID/ “Senatorët” duan rritje page

Një fitore e lehtë në kupë dhe një fitore shumë e vuajtur ndaj Valladolid në kampionat kanë ndalur përkohësisht krizën te Reali i Madridit dhe trajneri i përkohshëm Santiago Solari e ka nisur mbarë.

Megjithatë, prapa skenës situata nuk është aspak e qetë në Madrid. Gjithçka vërtitet rreth parave, shumë parave. Sergio Ramos e Luka Modric fitojnë përkatësisht 10 dhe 7 milionë euro neto në vit. Megjithatë, sipas mediave në Spanjë ambienti është i tensionuar për shkak të diferencave të mëdha në paga dhe zilisë mes lojtarëve. Për pasojë, ka hatërmbetje me presidentin Florentino Perez, të paktën duke u bazuar te raportimi nga El Mundo dhe El Confidencial.

Kapiteni Ramos ka kërkuar rritje page me 6 milionë euro, për t’u bërë ai lojtari më i paguar te Reali, duke kaluar “mbretin” aktual Gareth Bale. Ramos pranonte të paguhej më pak se Cristiano Ronaldo, lojtar i një tjetër planeti, por tashmë “bosi” i mbrojtjes së Realit dhe Spanjës refuzon të jetë sërish poshtë dikujt në nivel page, aq më shumë që bëhet fjalë për Gareth Bale, i cili nuk ka dhënë kontributin e Ramosit në sukseset e Realit.

Edhe Luka Modric nuk është i kënaqur me pagën aktuale, sepse Interi i ofroi 10 milionë euro në vit pas Botërorit, ndërsa Reali nuk ia ka rritur pagën. Kroati ka kontratë deri në 2020, por kërkon rritje me 3 milionë euro. Natyrisht, edhe këtu ka tension, sepse Modric është 33 vjeç dhe këtë sezon nuk ka shkëlqyer, ndaj Reali zor se do të pranojë t’ia rritë pagën, për të mos thënë që mund ta nxjerrë në shitje në fund të sezonit.

Related posts

REALIZOI GOLIN E DYTË SI TITULLAR TEK SOUTHAMPTON/ Broja: I lumtur për golin, por i zhgënjyer nga… (FOTO)

Delo.autor

GLADIATORI KUQEZI/ Xhaka falet nga arbitri, ndaloi si lojtar i fundit Demhasajn (VIDEO)

Isa.Autor

U INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë babai i trajnerit të klubit anglez…

Delo.autor

Leave a Comment