Futboll Shqipëri Sport

“Snajperi” i KUKËSIT fiton zemrën e GJICIT, gati ndryshimi i madh për Donjet Shkodrën

Donjet Shkodra është pjesë e formacionit titullar të Kukësit. Mesfushori i njohur u afrua te verilindorët në merkaton e janarit të këtij viti që po lëmë pas. Fillimisht fantazisti u preferua nga Pacult si titullar, por më pas i niste ndeshjet nga stoli. Ky edicion duket se është tërësisht i 29-vjeçarit, pasi trajneri Armando Cungu i ka dhënë shumë besim.

11 ndeshje të luajtura, plot 990 minuta dhe tashmë ai është një nga lojtarët e preferuar të presidentit Safet Gjici. Ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, por gjasat janë që në janar palët të ulen për të rishikuar kushtet e saj ku nuk përjashtohet mundësia e rinovimit. Krahas afrimeve të reja, verilindorët kërkojnë të “blindojnë” fillimisht organikën aktuale.

Related posts

TIRANA KAMPIONE PAS 11 VITESH! Shikoni momentin emocionues kur kapiteni Karabeci ngre lartë trofeun (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDET MARÇELO/ Sulmon mediat për rezultatet e Realit

Isa.Autor

SFIDA ANGLI-SHQIPËRI/ Zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi. UEFA dërgon njeriun e polemikave në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment