Futboll Seria A Sport

ZËRAT E MERKATOS SHTOHEN/ Juve përgatit planin për t’i rrëmbyer Real Madrid dy yje të tjerë!

Nëse një futbollist ka probleme në skuadrën e tij, zakonisht zërat e merkatos shtohen. Dhe kur bëhet fjalë për një futbollist si Isco, atëherë klubet më të mëdha europiane janë gati për t’u hedhur në sulm. Pas problemeve të raportuara me Santiago Solarin, gazeta spanjolle “AS”, e cila është një nga më të afërtat me Realin e Madridit, raporton se për mesfushorin është një luftë e hapur midis Juventusit dhe Manchester City-it. Massimiliano Allegri nuk e ka fshehur kurrë admirimin për spanjollin, i cili shkëlqeu nën sytë e tranjerit italian, në një ndeshje Milan-Malaga të vitit 2012. Nëse situata vazhdon të mos ketë ndryshim, për Iscon nuk ka dyshime. Largimi është zgjidhja e duhur, e ndoshta që në janar.

Por, jo vetëm Isco. Mësohet se “Zonja e Vjetër” kërkon ti rrëmbejë madrilenëve një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Marcelo. 30-vjeçari brazilian, dëshiron të nënshkruajë atë që mund të jetë kontrata e fundit e majmë, me një klub të niveleve të larta. Dhe nëse Reali nuk ja garanton këtë, duket se ai është gati për t’ju bashkuar mikut të tij të ngushtë Cristiano Ronaldo tek Juventus, dhe pse jo, bashkë me Iscon. Tek “Los Blancos”, pritet të ketë një revolucion, dhe nuk mund të niset një cikël i ri pa largimin e disa prej më të “vjetërve” në skuadër. Në rast se Juve, arrin të marrë qoftë edhe njërin prej këtyre dy futbollistëve, do të fuqizonte akoma më shumë organikën e saj.

Related posts

“AI ËSHTË NJË TRAJNER QË TË MOTIVON”/ Milito: Ja pse Mourinho do të ketë sukses tek Roma

Delo.autor

ZGJEDH DOREZAT E BOKSIT PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Evan Holyfield, djali i legjendës në gjurmët e të atit

Delo.autor

COPA DEL REY/ Sevilla shmang turpin, ia hedh me penallti përballë një ekipi fshati

Delo.autor

Leave a Comment