Futboll Shqipëri Sport

Zyrtari i TIRANËS ngre në këmbë tifozët: Sot në 8 pa çerek fitojmë derbin, në janar “blejmë”…

Arzen Voci ka folur para derbit të Tiranës kundër Partizanit. Fizioterapisti i bardhebluve, për mikrofonin e Supersport ka treguar gjendjen e lojtarëve që ka trajneri Ardian Mema në dispozicion.

Kontigjenti – “Për herë të parë pas disa javëve, kontigjenti është i plotë. Kemi vetëm një mungesë, ai është Greca për kartona. Edhe Kërçiku është kthyer në fushë duke u stërvitur normalisht”.

Blazhevski – “Dejan Blazhevksi kthehet nga një tërheqje e gradës së parë në kofshë dhe është i gatshëm për trajnerin. E di ai nëse do të luajë ose jo”.

Ngoo – “Mund të ketë pasur diçka të vogël me trajnerin. Dëmtimin e ka kaluar me sukses që në muajin shtator. Është rikthyer plotësisht me grupin në stërvitje”.

Gent Muça -” Atëherë Genti është rast unik për veten e tij, për ne këtu, por edhe për mua këtu. Është burim frymëzimi dhe burim motivimi për ne. Pas betejës me jetën, ai stërvitet shumë fort. Nëse e pyesim ai thotë më jep fanelën, ku është të futem në fushë që të luaj. Shpresojmë që pas fazës së janarit, ta konsiderojmë si një blerje të re për ne”.

Oduamadi – “Pati një zhvendosje të klavikulës dhe siç thanë edhe kirurgët duhet të rikuperohet. Për të ka një gjysmësezoni të mbyllur, pasi kthehet në mars”.

Tirana vs Kombëtarja – “Tirana është baza, është fillimi, është shpia, është puna ime e përditshme. Kur na thërret Kombëtarja është padyshim nder. Po aty puna është më intensive dhe zgjat vetëm 1 javë”.

FITORJA E MUNGUAR – “Sonte në orën 8 pa çerek, Tirana fiton derbin”.

Related posts

INTERI ELEMINOHET NGA KUPA E ITALISË/ Bologna fiton në shtesë

F.autor

LIVE/ Kamza-Laçi, Ndizet sfida. Skuadra e Stojkut ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Selmanit

Delo.autor

“DO PADIS ‘LA REPUBBLICA’ PËR LAJM TË RREM”/ Konte: Kam projekt 3-vjeçar me Interin

Delo.autor

Leave a Comment