Futboll Seria A Sport

​ROMA – SASSUOLO/ Derbi i skuadrave në mesin e renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Roma do të presë në shtëpi, në stadiumin Olimpico, Sassuolon. Për shkak të formës së keqe nëpër të cilën është duke kaluar skuadra e Eusebio di Francesco, Sassuolo ka arritur ta sigurojë një pozitë më të mirë në tabelën e këtij sezoni, pozitën e tetë, dhe radhitet dy vende më lart se Roma, në vendin e dhjetë.

Forma e këtyre dy skuadrave përgjatë pesë ndeshjeve të fundit janë pothuajse identike, përveç xhiros së fundit, kur Roma pësoi humbje, ndërsa Sassuolo e mori një barazim.

Forma e djelmoshave të Di Francesco nuk ka qenë aspak konsistente gjatë këtij sezoni, duke I marrë vetëm pesë pikë nga gjithsej 15 të fundit në dispozicion në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A.

Verdhekuqët i kishin 38 pikë deri në këtë fazë gjatë sezonit të kaluar, ndërsa deri më tani i kanë vetëm 24 pikë. Megjithatë, shpresat e Romës për ta fituar këtë ndeshje ngritën pasi që ata i kanë fituar tri nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi.

Kundërshtarët e tyre, Sussuolo, janë të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit të ligës, tri barazime dhe një fitore. Për më tepër, ata e kanë humbur vetëm një ndeshje jashtë shtëpisë nga katër të fundit që i kanë zhvilluar, dy prej të cilave i kanë fituar.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Roma: Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Under, Zaniolo, Perotti; Schick

Sassuolo: Consigli; Marlon, Magnani, Ferrari; Lirola, Bourabia, Magnanelli, Sensi, Di Francesco; Berardi, Babacar

Related posts

Fabregas: Nuk kemi arsye të frikësohemi nga Barcelona

Q.Autor

10 LOJTARËT MË TË MIRË TË BOTËRORIT 2022/ Messi lider, Ronaldo nuk është në listë

F.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Trajneri Nagelsmann kërkon tek Bayern Munich yllin e “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment