Futboll Premier League Sport

​E ARDHMJA E YLLIT TË ARSENALIT/ Emery zbulon përse e la atë përsëri jashtë skuadrës

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk pranoi të diskutonte për të ardhmen e yllit të skuadrës së tij, Mesut Ozil, përderisa tha se vendimi për ta lënë atë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Tottenhamit ishte taktik.

Mesfushori gjerman me origjinë turke e shikoi ndeshjen çerekfinale të EFL Cup nga tribunat. Këtë ndeshje, Arsenali e humbi me rezultat 2-0 për shkak të golave të shënuar nga Heung-min Son dhe Dele Alli.

Ozili ishte lënë jashtë skuadrës për këtë ndeshje dhe ngjashëm si për ndeshjen kundër Bournemouthit, Emery tha se ky ishte një vendim taktik dhe se futbollistët e zgjedhur ishin më të duhurit për këtë ndeshje.

“Lojtarët të cilët ishin me ne sot, ishin më të mirët për këtë ndeshje. Ne i kemi 24-25 lojtarë, se a luan një apo jo, vendimi është i imi dhe sot ishte taktik”, ka thënë Emery në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Përqendrimi ishte ta analizojë këtë ndeshje, si dhe të mendoj për të ndeshjen e të shtunës, Burnley është shumë i rëndësishëm. Nesër ne do të ushtrojmë me të gjithë lojtarët”, shtoi ai kur u pyet nëse Ozil mund të largohet në janar.

“Unë po mendoj vetëm për të shtunën dhe për asnjë situatë tjetër. Të gjithë lojtarët e skuadrës time janë të rëndësishëm. Për një vendosa se nuk do të luante dhe ky ishte një vendim taktik”.

Disfata kundër Tottenhamit bëri që tani Arsenali t’i ketë humbur dy ndeshje radhazi, për herë të parë qysh nga fillimi i sezonit, kur i kishte humbur ndeshjet kundër Manchester Cityt dhe Chelseat.

Marrëdhënia mes Emerys dhe Ozilit nuk ka qenë asnjëherë shumë e mirë, që kur strategu spanjoll u emërua në pozitën që para tij e mbante Arsene Ëenger. Ozil kishte munguar në ndeshjen kundër West Hamit në gusht, pasi që raportohej se këta të dy ishin përleshur në stërvitje, por Emery kishte thënë se Ozil ishte i sëmurë.

Related posts

Morinho nis planin për United përgatit, 230 mln euro për yjet e Juves, Real dhe PSG

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish futbollisti i Barcelonës, “var këpucët në gozhdë” në moshën 34- vjeçare

Delo.autor

Barcelona në “luftë” të hapur me Igli Taren

Q.Autor

Leave a Comment