Futboll Sport

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Pregrag Mijatovic: Është e mundur të ndodhë kthimi i portugezit në Real Madrid, pasi…

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit të martën ka ngjallur shumë diskutime jo vetëm në Angli, por edhe në Spanjë, pasi që tani raportohet se portugezi mund të kthehet në pozitën e trajnerit të Real Madridid.

Ish-ylli i Real Madridit, Pregrag Mijatovic, ka thënë se kthimi i portugez në klubin madrilen është i mundur pasi që presidenti i klubit, Florentino Perez, është një tifoz i madh i Mourinhos.

Ish-sulmuesi serb e bëri një intervistë në radion Cadenar SER, në emisionin Carrusel Deportivo, dhe e theksoi marrëdhënien e mirë që e ka Mourinho dhe Perezit.

“Nuk e di se sa përqind është e mundur të ndodhë kthimi i Mourinho në Real Madrid, por ka shumë mundësi për në gjë të tillë”, ka thënë ish-sulmuesi i “Los Blancos”.

“Pse e them një gjë të tillë. Sepse e di që Florentino Perezit i pëlqen shumë Mourinho dhe mendoj se çdoherë që ka ndryshim trajneri, ai e ka kontaktuar atë [Mourinhon]. Kjo gjë ka shumë mundësi të ndodhë”.

Diego Torres, i cili e shkroi një libër për periudhën e parë të Mourinhos në “Santiago Bernabeu”, raportoi për El Paisin se drejtuesit e Realit dhe presidenti Florentino Perezi janë të etur ta kthejë portugezin.

Reali po ashtu planifikon ta emërojë Mourinhon më 1 korrik, sepse kështu do ta shmangte pagimin e një gjobe prej 5 milionë euro Manchester Unitedit. Drejtuesit e Realit besojnë se emërimi përsëri i Mourinhos – i cili ishte pjesë e Realit mes viteve 2010 dhe 2013 – do të ishte vendim i duhur.

Related posts

LAMTUMIRË BARCELONË/ Motra e Neymarit, i uron “mirëseardhjen” në Paris familjes Messi…

Delo.autor

Buffon zbulon dy ndeshjet e karrierës së tij që do të dëshironte t’i rikthente

Q.Autor

SKËNDERBEU ARSYETON KTHESËN/ Rexhepi: Memelli bën edhe punën e… psikologut

Delo.autor

Leave a Comment