Futboll Seria A Sport

​PRESIDENTI I “FIF”/ Gabriele Gravina: Do të shqyrtojmë mundësinë e suspendimit të Serisë A

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka thënë se Serie mund të suspendohet pas incidenteve të tmerrshme në ndeshjen mes Interit dhe Napolit mbrëmë.

Fitorja e Interit me rezultat 1-0 ndaj Napolit mbrëmë u prish nga skenat e tmerrshme pasi që katër tifozë u therën me thikë, një tifoz vdiq pasi u shkel me furgon dhe Kalidou Koulibaly ishte viktime e koreve raciste.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se ka kërkuar tre herë nga gjyqtari që të suspendohet ndeshja mes Interit dhe Napolit, mirëpo kjo kërkesë nuk i ishte pranuar.

“Do ta shqyrtojmë mundësinë e suspendimit të Serisë A. Tani duhet ta marrin një moment për t’u koordinuar brenda federatës. E kemi një problem me rendin publik dhe si e tillë, duhet ta menaxhojmë këtë gjë, si dhe faktin se a do të ketë lojë apo jo”, ka thënë Gravina.

“Jam i shqetësuar për këtë klimë të pabesueshme. Unë nuk jam psikolog, por është e qartë se disa nga lojtarët në San Siro ishin të shqetësuar. Tani, jemi në një periudhë reflektimi sepse ajo që ndodhi është shumë serioze”.

“Do të dëgjojmë nga ministri dhe nga Komiteti Olimpik i Italisë dhe pastaj do ta marrin një vendim. Ne jemi duke e verifikuar nëse kishte tri kërkesa për ndaljen e ndeshjes, mirëpo duket se vetëm një e tillë ishte bërë”.

“Sot do të fillojnë punën prokurorët dhe ata do ta thonë fjalën përfundimtar, por ajo që ndodhi ishte shumë e keqe. Lojtarët ishin të shqetësuar në fushë. Gjyqtari do ta thotë mendimin e tij, por nëse edhe ai gaboi, atëherë do ta shqyrtojmë edhe situatën e tij”.

Related posts

NJË TJETËR SULMUES NË “POLE POSITION”/ Zbehen shanset për transferimin e Armando Brojës te klubi italian

F.autor

Gattuso tregon se cili lojtar është simboli i Milanit

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Ajeti shënon gol fantastik për Basel në finalen e kupës

Delo.autor

Leave a Comment