Futboll La Liga Sport

“JAM ME SKUADRËN MË TË MIRË NË BOTË”/ ​Messi i përgjigjet rivalit të tij për transferimin në Serie A

Pas ofertës që ai bëri Cristiano Ronaldo rivalit të tij, Lionel Messit, për t’u transferuar në Serie A, portugezi ka marrë një përgjigje dëshpëruese nga argjentinasi, i cili synon të qëndrojë në Barcelonë edhe më tutje.

Argjentinasi dhe portugezi ishin rivalë mes vete për pothuajse një dekadë në La Ligë, që kur Ronaldo u transferua në Real Madrid nga Manchester Unitedit në vitin 2009.

Ylli i Barcelonës, Messi, dhe ish-ylli i Real Madridit, tani në Juventus, Ronaldo, ishin dy lojtarët kryesorë në Spanjë, por edhe në futbollin botëror. Për këtë arsye, mes tyre ishte krijuar një rivalitet.

Gjatë kohës së Ronaldos me Real Madridin, ai e fitoi dy herë La Ligës dhe katër herë Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, Messi i ka fituar nëntë tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Karriera e Ronaldos me Real Madridi mori fund këtë verë, pasi që 33-vjeçari u transferua në Juventus për 112 milionë euro. Ai ka kërkuar që edhe Messi t’i ndjekë hapat e tij drejt Serisë A, mirëpo Messi ka bërë të ditur se ai nuk e dëshiron një gjë të tillë.

“A do ta pranoj sfidën e Ronaldos për t’i bashkuar futbollit italian? Nuk kam nevojë për asnjë ndryshim. Jam me skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë Messi.

“Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë t’i ndryshojë skuadrat ose ligat për t’ia vendosur vete disa sfida të reja. Jam në shtëpi dhe nuk kam nevojë të ndryshoj asgjë”.

Related posts

Festa e Neymarit për ditëlindjen e 26-të: 50 të ftuar nga Brazili me gjithçka të paguar

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ BOLOGNAS/ Bernardeschi: Jam i kënaqur për golin, por tani…

Delo.autor

SUEDI-PORTUGALI/ Kampionin e Europës startojnë me Ronaldon (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment