Futboll Sport

Chelsea në kundërsulm, Sarri kërkon Isco ose Asensio në këmbim të Hazard

Pavarësisht se drejtuesit e Chelsea kanë deklaruar se nuk do të lënë të lirë Eden Hazard të largohet nga skuadra, duket se ardhja e trajnerit Maurizio Sarri ka sjellë disa ndryshime. Përballë një oferte të parezistueshme nga Real Madrid, trajneri italian dhe drejtuesit e klubit londinez do të diskutojnë dhe ulen në disedime. Madje Sarri ka gati projektin e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve të Chelsea që në këmbim të belgut të kërkojnë një prej yjeve të ekipit “merengues”, Isco ose Asensio.

Vlera e hazard shkon në 200 milionë euro, shumë që Real edhe mund ta paguajë, por Chelsea do të kërkojë që përveç parave të marrë në këmbim edhe një lojtar, me Isco dhe Asensio që janë vënë në shënjestrën e trajnerit italian. Ky lajm është konfirmuar sot nga e përditshmja spanjolle “Diario Gol”, që shprehet se Real Madrid është gati të pranojë çfarëdo kërkese te Chelsea për të marrë Hazard, që e konsideron si të domosdoshëm për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo.

Related posts

E DINTE NJË MUAJ PËRPARA/ Tifozi “profet” i River po çmend Argjentinën me…

Isa.Autor

MUNGOI KUNDËR NORVEGJISË/ Ja arsyeja pse ylli “Djajve të Kuq” refuzoi kombëtaren suedeze

Delo.autor

YLLI NUK ËSHTË NË PLANET E KLUBIT/ Milan gati të nisë ofensivën për mesfushorin e “Topçinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment