Futboll La Liga Sport

“​TOPI I ARTË” NË DUART E MODRIC/ Messi: Suksesi i ekipit është më i rëndësishëm se ai individual

Lionel Messi mund të ketë mbetur pa Top të Artë këtë sezon, mirëpo ylli i Barcelonës ka bërë të ditur se ai do të tentojë të fitojë gjithçka me klubin katalonas këtë vit, duke theksuar se suksesi i ekipit është më i rëndësishëm se ai individual.

Përkundër që sezonin e kaluar pati mjaft paraqitje të mirë dhe e fitoi titullin e La Ligës dhe Këpucën e Artë të Evropës, Messi mbeti vetëm në pozitën e pestë në garën për Topin e Artë vit, të cilin e fitoi Luka Modric.

Arritjet individuale nuk kanë qenë kurrë prioritet për 31-vjeçarin dhe për këtë arsye, humbja e Topit të Artë këtë vit nuk e ka mërzitur atë. Në vend të kësaj, ai është i përqendruar në rrugëtimin e Barcelonës këtë sezon për të fituar sa më shumë trofe që është e mundur.

“Nuk më pëlqen të humbasë dhe çdo ndeshje që e luajmë, qëllimi im është të fitojmë. Ekipi është më i madh se çdo individ. Sukseset më të mëdha në skuadrat më të mëdha fitohen nga puna e madhe e një grupi të mirë. Të gjithë jemi të rëndësishëm”, ka thënë Messi.

“Kurdo që e fillojmë një sezon të ri, unë gjithmonë tentoj të përmirësohen në nivelin individual, si dhe si skuadër. Dua që të fitojmë gjithçka. Këto janë pritshmëritë kur luan në një klub të madh si Barcelona”.

“Për këtë arsye, qëllimi im është që të fitoj në çdo garë që marrim pjesë dhe unë jam shumë i motivuar që të përmirësohem çdo sezon”.

Messi ka arritur t’i shënojë 15 gola në vetëm 16 paraqitje për Barcelonës gjatë sezoni. Këto gola i kanë ndihmuar Barcelonës ta marrë vendin e parë në La Ligë, si dhe vendin e parë në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Related posts

U GRUMBULLUA ME KOMBËTAREN SLLOVAKE/ Milan Skriniar analizon: Me ardhjen e Contes, Interi gati për…

Delo.autor

Paolo Maldini refuzon Milanin: Ja arsyeja e çuditshme…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Osmani dhe Ibrahimi: Kemi potencial për të përmbysur Rosenborgun

Isa.Autor

Leave a Comment