Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRONA FANATICS”/ Deklaratat janë përsëritur, ja tre shkatërruesit…

“Tirona Fanatics” ka gjetur veten në deklaratën e ish-trajnerit Ze Maria. Në kushtet e një “divorci” total me klubin dhe presidentin Refik Halili, prej gati dy vitesh, tifo-grupi i njohur bardheblu ripërsërit kërkesën për largimin e drejtuesve, duke i konsideruar ata përgjegjës për situatën kritike, ku ndodhen 24 herë kampionët e vendit.

Presidenti, drejtori dhe menaxheri i bardhebluve, me emër e mbiemër, siç i nënvizonte Ze Maria në deklaratën e tij denoncuese, shihen edhe nga “Tirona Fanatics” si shkaktarët e degradimit të skuadrës më të titulluar në Shqipëri. Ja deklarata e plotë e tyre:

Deklaratat e ish-trajnerit bardheblu, Ze Maria, janë pikërisht ato deklarata të cilat TF tashmë ka kohë që i përsërit e ripërsërit. Fajtorët kryesorë janë pseudodrejtuesit e pseudoklubit, bashkë me pseudopresidentin. Refik Halili, Hektor Como dhe Arbi Laci janë ata, që së bashku kanë punuar vetëm e vetëm për përfitime personale dhe në dëm të klubit.

Ata janë dashakeqësit e vërtetë të Tironës. Sa më shpejt të largohen të tre, bashkë me pseudo-senatorët, që ishin protagonistë në rënien e klubit, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Tirona Fanatics i uron fat Ze Marias në karrierën e tij në vazhdim! Suksese Mister!”

Related posts

SKANDALI NË ANGLI/ 5 lojtarë të kombëtares rrezikojnë botërorin, ja shkaku…

Delo.autor

Watford ndërhyn për Deulofeun, rritet konkurrenca për Napolin dhe Interin

Q.Autor

“ATA MË KANË BËRË TË RRITEM SHUMË NË FUTBOLL”/ Messi: Guardiola dhe Luis Enrique, më të mirët me të cilët kam punuar

Delo.autor

Leave a Comment