Futboll Premier League

United planifikon përforcime, Mourinho do mbrojtësin e Monacos

Me sezonin drejt përfundimit dhe daljen jashtë garës për trofe të rëndësishëm, Manchester United ka nisur punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtja është reparti ku Mourinho dëshiron të shtojë forcat dhe të rritë cilësinë, pasi filozofia e trajnerit portugez është e atillë që e fillon ndërtimin e skuadrës nga prapavija.

Së fundi klubi anglez ka bërë hapa konkretë drejt afrimit të mbrojtësit të Monacos, Djibril Sidibe, që shikohet si alternativa më e mirë e përforcimit të prapavijës së ‘djajve të kuq’.

Për 25-vjeçarin, Manchesteri është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro, për ta transferuar në Angli, shumë kjo që duket se kënaq edhe klubin e Principatës.

Related posts

ITALIA ZBRET NË FUSHTË SONTE/ UEFA lejon praninë e tifozëve “axurrë” në Wembley. Ja numri…

Delo.autor

(VIDEO) Hazard dhe Willian “shkëlqyen” në fitoren e Chelsea-it, por kanë një porosi për Conten

Q.Autor

REZULTAT BEFASUES/ Vjen goli i dytë në ndeshjen, PSG – Monaco (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment