Gossip

TË GJITHË E DUAN PORTIERIN KARIUS? Varet nga këndvështrimi… (FOTO)

Të gjithë duan të jenë Loris Karius? Varet nga këndvështrimi. Portieri gjerman ka dalë me kockat e thyera nga 2018-ta. Deri para pak muajsh mbronte portën e Liverpool-it të Jurgen Klopp dhe luante në finalen e Champions League, në të cilën, fatkeqësisht për të, ka bërë disa gafa.

Verën e kaluar u transferua te Besiktas, që është një hap i madh mbrapa, duke parë se ekipi turk është eliminuar nga Europa League dhe po zhvillon një kampionat anonim (vend i shtatë, -9 larg Basaksehirit kryesues). Por kjo ecuri e keqe e skuadrës është edhe faji i Karius…

Portieri gjerman e ka mbyllur me dy gafa vitin në ndeshjen e fundit të luajtur dhe humbur 4-1 kundër Kasimpasa. Dy “perla” që kanë shtuar dyshimet mes drejtuesve të klubit turk, që e ka marrë lojtarin nga Liverpool me formulën e huazimit.

Gjithsesi, Karius di si ta ngushëllojë veten: pas ndeshjes së fundit me Besiktas ka shkuar në Florida bashkë me të fejuarën e mrekullueshme, Sophia Thomalla. Në internet po qarkullojnë fotografitë e puthjes së portierit me modelen gjermane nën diellin e Miami Beach.

Me pak fjalë, Karius nuk bën gjithçka gabim, veçanërisht kur bëhet fjalë për femra. Ish-lojtarit të Liverpool i duheshin këto pushime për të harruar 2018-ën. Deri në 20 janar, dita kur do të rifillojë kampionati turk, ka kohë të mjaftueshme për t’u karikuar… por a do të mjaftojë kjo për t’i dhënë fund gafave?

Related posts

JO VETËM E BUKUR, POR EDHE E AFTË/ Bashkëshortja e Sergio Ramos thyen rekord në mbajtjen e frymës (FOTO)

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK PSG/ Ja me kë darkuan Icardi dhe Wanda Nara mbrëmjen e djeshme (FOTO)

Delo.autor

“URIME…”/ Ronaldo dhe Messi “armiq të betuar”, Georgina bën veprimin E PAPRITUR

Delo.autor

Leave a Comment