Futboll Premier League Sport

​YLLI I ARSENALIT FRIKËSOHET NGA “DJAJTË E KUQ”/ Lucas Torreira: Kjo do të jetë një ndeshje…

Arsenali e ka arritur një ecuri prej 19 ndeshjeve pa humbje, mirëpo edhe pas triumfit në derbin e Londrës kundër Tottenhamit, Lucas Torreira është ende i shqetësuar për përballjen me Jose Mourinhon dhe Manchester Unitedin.

Skuadra e Unai Emerys e filloi sezonin e ri me dy humbje radhazi, kundër Manchester City dhe Chelsea, mirëpo nuk e ka humbur më asnjë ndeshje që nga këto të dyja. Fitorja me rezultat 4-2 dje kundër Tottenhamit bën që ata ta vazhdojnë këtë ecuri të ndeshjeve të pamposhtura në Premierligë, Carabao Cup dhe Evropa Ligë.

Megjithatë, ndeshjet e vështira nuk kanë të ndalur për Arsenalin dhe të mërkurën ata do të udhëtojnë për në Mançester, ku do të ndeshen me Manchester Unitedin në Old Trafford. “Djajtë e kuq” nuk kanë qenë aspak në formë të mirë këtë sezon, mirëpo Torreira është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje.

“Sot ishte një mundësi e mirë për ta dëshmuar veten për top katërshe. Ne arritëm ta sigurojmë një fitore që ishte e rëndësishme për ne si ekip dhe për tifozët. Tani e kemi ndeshjen kundër Manchester Unitedit”, ka thënë Torreira.

“Kjo do të jetë një ndeshje kundër një rivali të drejtpërdrejtë pasi që Manchesteri është prapa nesh në tabelën e Premierligës. Kemi shënuar shumë gola këtë sezon. Jemi duke luajtur në shumë gara dhe jemi në formë të mirë. Është e rëndësishme që të vazhdojmë të rritemi si skuadër”.

“Është e vërtetë që Manchester Unitedit është tetë pikë prapa nesh, por është ende Manchester Unitedi. Ata janë ende një skuadër e mirë me një trajner të mrekullueshëm. Ata do të luajnë në shtëpi, me shumë tifozë dhe të gjithë e dimë se ndeshjet në këtë garë janë të gjitha të ndryshme dhe shumë të vështira”.

Related posts

E PAZAKONTË NË ITALI/ Tifozi kap peshk brenda në stadium (VIDEO)

Delo.autor

City kërkon kapitenin e Shakhtar Donetsk, braziliani Taison drejt Anglisë

Q.Autor

Icardi me statistika më të mira se Ronaldo e Higuain

Sadik.Autor

Leave a Comment