Futboll Sport

ZYRTARE/ Arrihet akordi! Çelsi shitet 5 miliardë euro te grupi amerikan

Çelsi ka rënë dakord për kushtet për shitjen me një shumë rreth 5 miliardë euro të klubit te një konsorcium i udhëhequr nga Tod Bohli, bashkëpronar i ekipit të bejsbollit LA Dodgers, raporton BBC.

Klubi u nxor në shitje përpara se pronari i saj Roman Abramoviç të sanksionohej për lidhjet e tij të dyshuara me presidentin rus Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës.

Të ardhurat do të shkojnë në një llogari bankare “të ngrirë” për t’u dhuruar për bamirësi.

Sipas BBC, konsorciumi udhëhiqet nga Boehly, por Clearlake Capital, një firmë kaliforniane, do të zotëronte shumicën e aksioneve te Çelsi.

Investitorë të tjerë përfshijnë miliarderin amerikan Mark Walter, gjithashtu një bashkëpronar i LA Dodgers, dhe miliarderin zviceran Hansjoerg Wyss.

Në deklaratën zyrtare, Çelsi thotë se shitja e klubit pritet të përfundojë në fund të majit dhe kjo do të kërkojë miratimin nga autoritetet angleze të futbollit dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

 

Related posts

Si sot, 120 vjet më parë zhvillohej kampionati i parë i futbollit në Itali

Sadik.Autor

JAVA 22 E SUPERIORES/ Teuta-Vllaznia, një përballje direkte e dy pretendentëve për titullin kampion. Ja axhenda…

Delo.autor

BESON TEK TRAJNERI DHE TEK LOJTARËT/ Florentino Perez: Suksesi bëri që Real Madrid të humbasë…

Delo.autor

Leave a Comment