Futboll Sport

HUMB TORUAN LEGJENDA ARGJENTINASE/ Sherr me tifozët pas ndeshjes… (VIDEO)

Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë, është origjinal në mënyrën e vet dhe gjithnjë ndan njerëzit, pasi një pjesë e tifozëve e kritikojnë për sjelljen e tij aspak normale dhe pjesa tjetër e mbron, duke thënë se në fund të fundit ish-Pibe de Oro është njerëzor dhe ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me jetën e vet, fundja nuk i prish punë askujt nëse ai konsumon alkool apo gjithçka dëshiron.

Dje, pas finales së humbur 4-2 ndaj Atlético San Luis, trajneri i Dorados de Sinaloa u provokua nga një grup tifozësh, të cilët pas ndeshjes nisën të këndonin “Maradona e hëngri”.

Argjentinasi e humbi toruan dhe u vërsul drejt personave që po e provokonin, ndërsa stafi i tij e ndali dhe e shoqëroi drejt daljes së stadiumit.

Ndoshta nervozizëm i tepruar për Maradonën, por nga ana tjetër edhe këta lloj tifozësh i meritojnë gjithë sharjet që lëshoi Maradona në momentin e tensionit, pasi fundja edhe fituesi duhet të dijë si të sillet, kur mbaron ndeshja nuk ka pse tallesh me kundërshtarin.

Related posts

Higuain është i lumtur te Juve, por i ”shkel syrin” Chelseat

Sadik.Autor

Ronaldo, Neymar dhe “top 10” transferimet e kombinuara të të gjitha kohërave

Isa.Autor

Kristi Vangjeli largohet nga Skënderbeu, zgjedh Greqinë prej familjes

Sadik.Autor

Leave a Comment