Futboll Premier League Sport

MBETEN DY OBJEKTIVAT KRYESORË/ “Topçinjtë” huazojnë mesfushorin e Barcelonës…

Arsenal ka transferuar mesfushorin e Barcelona-s Denis Suarez në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Kampionët e La Liga-s kanë rinovuar kontratën e 25-vjeçarit deri në qershor të 2021, megjithëse Topçinjtë do të kenë opsionin e blerjes përfundimtare në verë.

Spanjolli Suarez ka luajtur 71 ndeshje te Barcelona që kur iu bashkua në vitin 2013, por është aktivizuar vetëm tetë herë këtë sezon.

Ai ka luajtur nën drejtimin e Unai Emery kur të dy ishin te Sevilla, edhe aty lojtari ka qenë në formë huazimi.

Suarez kaloi dy sezone te Manchester City kur ishte adoleshent, por bëri vetëm dy paraqitje me ekipin e parë përpara se të shitej te Barça në moshën 19-vjeçar.

Topçinjtë mbeten në negociata për të blerë një lojtar krahu, dy objektivat kryesorë janë Ivan perisic i Inter dhe Yannick Carasco që luan te kinezët e Dalian Yifang.

Related posts

PUSHIMET MBARUAN/ RONALDO do të kryej sot stërvitjen e parë me JUVENTUSIN

Sadik.Autor

LIVERPOOL-PORTO/ Klopp synon të marrë kontrollin e ndeshjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

(VIDEO) Arsenal në avantazh ndaj Newcastle, Ozil shënon një gol të ‘çmendur’

Q.Autor

Leave a Comment