Bundesliga Futboll Sport

11 PIKË LARG KREUT/ Hoeness: Kemi ARKAT PLOT, ja merkato e Bayernit

Presidenti i Bayernit të Mynihut Ulie Hoeness ishte në një takim me një klub fansash të skuadrës bavareze, ku ndër të tjera foli edhe për merkaton dhe strategjitë e klubit.

Ai pranoi se Franck Ribery, tashmë 35-vjeçar dhe Arien Robben, tashmë 34-vjeçar, me shumë gjasa po luajnë sezonin e fundit me skuadrën bavareze.

Hoeness theksoi se skuadra do t’i nënshtrohet një procesi rinovimi, ndërsa pranoi se arkat e klubit janë plot dhe u lejojnë drejtuesve të bëjnë një fushatë agresive në merkato.

“Me shumë gjasa, Ribery dhe Robben po luajnë sezonin e fundit me Bayernin, pasi kemi menduar t’i nënshtrohemi një procesi të rinovimit të skuadrës. Verën e ardhshme do të bëjmë një merkato shumë agresive, pasi arkat i kemi plot dhe i kemi mundësitë të afrojmë lojtarë cilësorë dhe me te ardhme”, tha Hoeness.

Related posts

E PAZAKONTË/ Shkoi të urinonte, arbitri e pret portierin në fushë dhe e ndëshkon me të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea – Arsenal, njihuni me formacionet e mundshme të derbit londinez

Q.Autor

LOT DHE EMOCIONE PAS SULMIT NË ZEMËR/ Futbollistët e Portos vizitojnë Casillasin në spital

Delo.autor

Leave a Comment