Futboll La Liga Sport

A DUHET TË KTHEHET NË EKIP NEYMAR DHE PEP? Përgjigjia e Messit do t’ju befasojë

Lionel Messi do të donte që Neymar të kthehej në Barcelonë, por pranoi se PSG nuk ka gjasa ta lërë yllin e vet të largohet. Braziliani e ndërroi “Camp Nou” me “Parc des Princes” për një shifër rekord botëror, 222 milionë euro, në gusht 2017. 26-vjeçari kaloi katër sezone të suksesshme te Barça, duke fituar dy herë titullin e La Liga-s, një herë Ligën e Kampionëve, por dëshira për të dalë nga hija e Messit, besohet ta ketë motivuar largimin e tij të papritur.

Spekulimet vazhdojnë se Neymar ende mund të kërkojë një kthim te Blaugrana-t. Bashkëlojtari i tij në kombëtare, Arthur, i cili u transferua te kampionët spanjollë në fillim të sezonit, tha këtë javë se ishte “duke u lutur” që thashethemet të bëhen realitet në këtë rast.

Messi ndan një pikëpamje të ngjashme, por mban rezerva për gjasat që PSG të lejojë kthimin mbrapsht të sulmuesit brazilian. E shoh si të komplikuar, – tha kapiteni i Barcelonës në një intervistë të gjatë për “Marca”. Ne do ta donim që të kthehej, duke ditur atë që përbën, qoftë si lojtar, qoftë si njeri. Ne jemi miq, kemi jetuar momente shumë të mira. Kemi kaluar shumë kohë së bashku, megjithatë, e kam shumë të vështirë të besoj se ai mund të largohet nga PSG. Më saktë, dua të them se PSG nuk do ta lërë Neymarin të largohet“.

Ndërkohë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka ende shpresë për ribashkimin me Pep Guardiolën në të ardhmen. Ky i fundit, aktualisht në stolin e Manchester City, ka pretenduar më parë se rruga e vetme e kthimit te Barça do të ishte si trajner i të rinjve. Por, Leo Messi do ta vlerësonte mundësinë për të luajtur nën drejtimin e teknikut të njohur katalanas, edhe një herë. Edhe pse është e vështirë, do të doja të punoja sërish me Guardiolën, – tha argjentinasi. – Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Prandaj, unë do të doja që të kthehej. Megjithatë, po shtoj se e shoh këtë gjë si të komplikuar“.

Related posts

“GËRMO DHE LËPIJ…”/ Joachim Low e bën sërish, kapet mat duke bërë gjeste të pahijshme (VIDEO)

Delo.autor

“Mourinho është një dinozaur, që duhet shkarkuar menjëherë”

Q.Autor

Neymar surprizon fansen e veçantë, 7-vjeçarja shpërthen në lot (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment