Futboll Sport

MIK ME ULTRASIN FASHIST SHQIPTAR/ Ja kush është tifozi që u vra përpara ndeshjes Inter – Napoli (VIDEO)

Futbolli italian përgjaket sërish. Këtë herë, gjithçka ka ndodhur përpara ndeshjes Inter-Napoli, 2 km larg stadiumit “San Siro”. Një pritë e vërtetë ajo e organizuar nga disa ultras zikaltër, të cilëve u është mohuar hyrja në stadiume për shkak të dënimeve që kanë marrë si pasojë e agresionit por edhe përplasjeve me tifozeritë e tjera dhe prishjes së qetësisë publike.

Rreth 100 tifozë kanë dalë përpara disa minubus  që trasportonin tifozët e Napolit që po i drejtoheshin stadiumit. Të maskuar dhe me armë të ftohta, kanë sulmuar dhe goditur tifozët napoletanë, që kanë zbritur nga njëri minibus, duke therur katër prej tyre, që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mes huliganëve dhe vandalëve që kishin përgatitur këtë pritë, edhe ultras të Nicës dhe Vareses, duke qenë se kanë binjakëzim mes tyre.

Pikërisht njëri prej tyre ka humbur jetën, pasi një minibus e ka përplasur në tentativë për t’i shpëtuar agresionit dhe pritës. Quhet Daniele Belardinelli, 35 vjeç, pjesë e tifogrupit ekstremist të djathtë të Vareses, “Blood & Honour”. i thërritur shkurt “Dede”, rezident në Buguxhiate (Varze), me precedentë penalë të tjerë dhe i përjashtuar nga stadiumet italiane për 5 vjet si pasojë e trazirave të ndryshme të organizuara, ishte edhe praktikues i sportit MMA, pra disiplina e arteve marciale mikse. Jo vetëm kaq, por si thuajse të gjithë ultrasit fashistë dhe orientimit ekstremist të djathtë të Vareses, kishte look-un e “skeanhead”, pra i qethur zero. Belardinelli është edhe mik ose i njohur i ultrasit fashist shqiptar, Landi Gjoni, nga Lezha, për të cilin është folur disa herë dhe janë shkruar artikuj në gazetat italiane. Pjesë të dy të grupimit “Blood & Honour”, edhe pse Landi ka formuar tifogrupin e tij, “Arditi”.

Ky grupim i Vareses është shumë pranë Interit dhe shpesh frekuenton “San Siro”-n. “Dede” ka qenë protagonist edhe i trazirave që shpërthyen në miqësoren Como-Inter të vitit 2012.

Ndërkohë që kuestori ka kërkuar skualifikimin e Curva Nord të Interit deri në mars të vitit 2019  dhe mohimin e transfertave, policia vijon me arrestimet dhe deri tani janë tre ultras interistë që kanë përfunduar në pranga. Do te merren në pyetje edhe tifozët napolitanë që kanë qenë pjesë e atyre trazirave në Via Novara të Milanos, mbrëmjen e 26 dhjetorit, përpara ndeshjes Inter-Napoli.

Related posts

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS SË VERËS/ Një tjetër lojtar pranë largimit nga Inter, ja emri

Delo.autor

“THE BEST AWARDS”/ Lionel Messi shpallet më i miri, mposht CR7 e Van Dijk. Ja të gjitha çmimet e mbrëmjes

Delo.autor

Icardi nuk pranon rinovimin, Reali, PSG-ja dhe United hidhen në sulm

Q.Autor

Leave a Comment