Futboll Sport

AKSIDENT I FRIKSHMËM RRUGOR/ Ylli i Bayernit shkatërron makinën luksoze (FOTO)

Para pak ditësh Kingsley Coman deklaronte bujshëm se do të tërhiqet nga futbolli nëse dëmtohet sërish dhe do t’i nevojitet operacion, ndërsa tashmë përfundon në qendër të vëmendjes për një aksident të frikshëm rrugor.

Anësori ofensiv i Bayernit ka qenë me fat, sepse u përplas dhunshëm me makinën e tij sportive McLaren, një ditë pas fitores 3-0 të Bayern-it në Leipzig, raporton TZ.

Aksidenti ndodhi në A95, një rrugë në jug të Mynihut. Makina e futbollistit të kombëtares franceze u përplas me një barrikadë sigurie, ndërsa policia konfirmoi se nuk ka pasur persona të dëmtuar nga aksidenti. Megjithatë, makina e tij me vlerë 220.000 euro është shkatërruar plotësisht.

Sipas raportit të policisë, ngjarja duhet të ketë qenë e tillë: Më 23 dhjetor, në mbrëmje, 22-vjeçari po udhëtonte në autostradën mes Mynihut e Starnbergut, ku limiti i shpejtësisë ishte 80 km/h. Kur përfundoi kufizimi i shpejtësisë Coman rriti shpejtësinë, duke mos kontrolluar mirë automjetin për shkak të rrugës së lagur, ndaj makina nisi të rrotullohej dhe goditi barrierën e sigurisë, duke rrëshqitur për 150 metra dhe duke u ndalur në mes të autostradës. Për fat, nuk kishte trafik dhe u evitua ndonjë katastrofë, ndërsa Coman u kontrollua për lëndime dhe më pas u largua me taksi për në shtëpi.

Supermakinat si McLaren janë jashtëzakonisht të shpejta, por nuk këshillohen për shoferë pa shumë eksperiencë, sepse në pak sekonda automjeti kalon shpejtësinë e 100 km/orë, nëse nuk tregohet kujdes në dhënien gaz.

View this post on Instagram

Thank you all for your messages 👊🏾 #merci

A post shared by Coman Kingsley (@king_coman) on

View this post on Instagram

❤️ #merci

A post shared by Coman Kingsley (@king_coman) on

Related posts

FITORE BEFASUESE/ Cadiz mposht me përmbysje Barcelonën, Messi me shokë mbeten “jashtë” Europës

Delo.autor

SULMUESI RINOVON ME MILANIN/ Është idhulli i ri i tifozëve në…

Isa.Autor

PO SHKËLQEN/ Rey MANAJ i shënon Levantes, por Albacete dorëzohet te penalltitë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment