Futboll Shqipëri Sport

Akuzat ndaj Skënderbeut/ Reagon ASHPËR TAKAJ: Muça është bërë si FALLXHOR, e ftoj në…

Ish-trajneri Shkëlqim Muça në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH është shprehur për Skënderbeun se është një skuadër që po tregon ulje-ngritje të mëdha. Sipas tij kjo është një gjë normale, pasi korçarët janë të dënuar dhe kjo situatë do të vazhdojë.

Në këto rrethana, ka reaguar edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili në një prononcim për të përditshmen sportive ka thënë se Muça tashmë i di të gjitha dhe është bërë si fallxhor.

“Unë nuk e di se çfarë është bërë ky tani që i ditka të gjitha. Është bërë si fallxhor me këto parashikime. Nëse ka ndonjë gjë konkrete, le të vijë dhe të na i thotë në sy, jo kështu”, ka thënë Takaj.

Më tej, presidenti ka folur edhe për gabimin e portierit Aldo Teqja ku ka theksuar: “Ne si klub nuk mund të “varim” një lojtar për gabimet që bën. Por, nëse shkon puna deri këtu, unë e ftoj Muçën që të përballet në gjykatë me Teqjan”, është shprehur ndër të tjera presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Kampionët e Bundesligas futet në garë për objektivin e Juventus…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Incident i veçantë në Roma-Cagliari, lojtari thyen reklamën me kokë (VIDEO)

Delo.autor

“TRANSFERTA NË ANGLI”/ Man City po e monitoron Iscon

Isa.Autor

Leave a Comment