Futboll Shqipëri Sport

Franc VELIU nuk ”fshihet”: Arbitrimi jo në lartësinë e duhur, ja objektivi i Flamurtarit

Flamurtari këtë sezon nuk i ka plotësuar pritshmëritë, sepse ndodhet poshtë në renditjen e tabelës, në vendin e 6-të me 25 pikë. Megjithatë, mbrojtësi Franc Veliu shprehet për të përditshmen sportive, se Flamurtari nuk do të jetë ai i sezonit të kaluar dhe do arrijë në Kupat e Europës.

“Flamurtari ka lojtarë dhe grup mjaftë cilësorë, që të heq mundësinë për të menduar për përsëritjen e sezonit të kaluar. Ka ardhur koha që Flamurtari të jetë në Kupat e Europës”.

Më tej, Veliu ka thënë se në ndeshjen me Kastriotin, ku vlonjatët humbën me rezultatin 1-0, ka ndikuar terreni i fushës, por ehde arbitrimi nuk ishte në nivelin e duhur.

“Në ndeshjen me Kastriotin, terreni dhe arbitrimi nuk ishin në lartësinë e duhur, kjo na penalizoi”, është shprhur ndër të tjera Veliu.

Related posts

Boshti i ekipit/ Kamza e nis me veteranin e Luftëtarit, thërret dhe një “student”

Isa.Autor

SKANDALI PËR AFERË MASHTRIMI/ U përjashtua nga kombëtarja, ja sa rrezikon të dënohet ylli Benzema…

Delo.autor

DANIMARKË-BELGJIKË/ Trajneri i belgëve i beson treshes së sulmit Lukaku, Thorgen Hazard dhe Martens (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment