Futboll Sport

Akuzat për përdhunim, flet Ronaldo pas shumë kohësh: Ishte një gjë…

Kristiano Ranaldo ka analizuar 2018-ën ku ka folur se si ka qënë për të ky vit që po mbyllet tashmë. Ai ka shprehur se ai punon që të qëndorjë në majë dhe që ndihmon klubet ku ai luan për të fituar. Nuk ka lënë pa thënë dy fjalë edhe për skandalin e përfshirë, që fliste për një përdhunim nga ana e tij disa vite më parë, diçka që portugezi e ka quajtur të neveritshme.

Për çmimet individuale: “Çmimet individuale nuk janë një fiksim. Nëse dikush e thotë këtë, është e drejtë ta besoni.” Natyrisht që do të ketë dyshime duke parë se si e priti portugezi fitimin e “Topit të Artë” nga ish-shoku i skuadrës, Luka Modriç. Por, Ronaldo ka thënë: “Gjëja më e rëndësishme është që të ndihmosh ekipin të fitojë, gjërat e tjera do të vijnë në pak nga pak”.

Rekordet: I quajtur “Sportisti Portugez” për vitin 2018, Ronaldo ka theksuar se nuk ka menduar për të thyer ndonjë rekord. “ Unë punoj kryesisht për të ndihmuar ekipin dhe të jem mirë. Niveli teknik, taktik dhe fizik i të gjithë ekipit është përmirësuar, po bëhet gjithmonë më e vështirë për të fituar, kështu që duhet të punojmë që të qëndrojmë në majë. Nuk e mohoj që nuk jam i lumtur kur fitoj.”

Përsa i përket akuzave për përdhunim: “Akuza të turpshme, por unë kam ndërgjegje të pastër, jam i bindur për këtë dhe së shpejti do të sqarohet çdo gjë.”

Ndërkohë, në përfundim të këtij viti, Ronaldo arriti një tjetër statistikë mbreslënëse. Sipas spanjolles “AS”, sulmuesi i Juventusit, iu deshën vetëm 5 muaj në Madrid që të bëhej dhe të ngelte sulmuesi më i mirë i madrilenëve për vitin 2018. Sipas statistikave, Ronaldo e mbylli me 28 gola këtë vit, kundrejt 27 të shënuar nga Bejl dhe 18 nga Benzema.

Related posts

Roma- Liverpool/ Sane shënon golin e parë ndaj “Verdhekuqve”

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Laçi në “Selman Stërmasi”. Rezultati 2-0

Delo.autor

REALIZOI GOLI NE SUKSESIT ME POLONINË/ Piatek: Hyra në fushë i motivuar, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment