Formula 1 Sport

RRËFEN SEZONIN QË LA PAS DHE TË ARDHMEN E TIJ NË “F1″/ Flet Vettel: Nuk iki nga Ferrari nëse…

Në një intervistë për revistën “Autosport”, piloti gjerman Sebastian Vettel ka folur në 360 gradë për sezonin që përfundoi dhe të ardhmen e tij. 4 herë kampioni i botës mbylli një tjetër sezon zhgënjyes me Ferrarin. “Edhe pse në teste ndjehesha komod me makinën e re, që pas garës së parë humbëm ekuilibrat dhe na u desh kohë për ta rigjetur atë”, tha Vettel.

Në lidhje me marrëdhënien që ka me shokun e skuadrës, Charles Leclerc, ai tha: “Solli diçka të re në këtë ambient edhe pse skuadra e këtij viti ishte ndryshe nga ajo e vitit të kaluar. Shpresoj që në 2020-ën të jemi së bashku më kompetitivë”.

Duke folur për të ardhmen, piloti gjerman tha: “E dua atë që bëj dhe jam ambicioz. Dua të fitoj diçka me këtë makinë dhe kjo më motivon. Dua t’i tregoj vetes se jam i aftë të arrij këtë objektiv. Dua t’u tregoj të gjithëve se mund t’ia dalim të fitojmë me Ferrarin, më pas të shohim për të ardhmen”.

Related posts

PLAS KEQ TEK MAN CITY/ I pakënaquri Guardiola “SHERR” me Sterling pas fitores së derbit

Isa.Autor

KLIMË ARMIQËSORE NË HOLANDË/ Hamilton injoron tifozët: Më vërshëlleni sa të doni

Delo.autor

“TËRMET” NGA BRAZILI/ Neymar akuzohet për përdhunim: I pirë dhe agresiv

F.autor

Leave a Comment