Futboll Premier League Sport

AKUZON LOJTARËT E ARSENAL/ ​Mourinho: Ata dëshironin barazimin, humbnin kohë duke…

Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka akuzuar futbollistët e Arsenalit se kishin simuluar dhe kishin tentuar të humbnin kohë deri në fund të ndeshjes së mbrëmshme pasi që ishin të kënaqur me barazimin,

Mbrëmë në Old Trafford,  skuadra e Mourinhos e priti skuadrën e Unai Emerys, Arsenalin. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2-2, pasi skuadra e Mourinhos arriti ta barazojë rezultatin dy herë.

Një gabim i David de Geas bëri që Shkodran Mustafi ta kalojë në epërsi Arsenalin në minutën e 26-të, megjithatë rezultati u barazua përmes golit të shënuar nga Anthony Martial. Pastaj, në minutën e 68-të, Alexandre Lacazette arriti ta shfrytëzojë një gabim të Marcos Rojo për të kaluar përsëri në epërsi. Rezultati u barazua vetëm një minutë më vonë, kur për Unitedit shënoi Jesse Lingard.

Nikoqirët kishin synuar ta fitonin ndeshjen përmes një goli në minutat e fundit, mirëpo trajneri i Unitedit beson se ata nuk e patën mundësinë për ta bërë këtë gjë pasi që kundërshtarët e tyre simulonin dhe humbnin kohë.

“Ata e dëshironin barazimin, simulonin, e ndalonin ndeshjet dhe vetëm prisnin deri sa ndeshja të përfundonte”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Related posts

Ronaldo po shkon te Juventusi, shikoni si reagon Modriç që ndodhet në Rusi (VIDEO)

Isa.Autor

Bayern Munich po kërkon tashmë një zëvendësues për James Rodriguez

Isa.Autor

I BËN…./ Oriola pozon në bikini, Erosi nuk i reziston dot

Delo.autor

Leave a Comment