Futboll Premier League Sport

ARBITRI NUK NDAL AS FAULL/ Fellaini ia shkul flokët Guendouzit para gjyqtarit (VIDEO)

Andre Marriner mund të konsiderohet fajtori kryesor që Arsenali nuk fitoi sonte në Old Trafford pasi që nuk dha asnjë karton të kuq, përkundër ndërhyrjeve të ashpra të lojtarëve të Manchester United.

Fillimisht ishte Rojo që në pjesën e parë bëri një ndërhyrje shumë të ashpër në Matteo Guendouzi, e të cilën ai e ndëshkoi më të verdhë edhe pse ndërhyrja ishte për karton të kuq, pasi që ishte një ndërhyrje me taka.

I njëjti lojtar më vonë lëndoi edhe mbrojtësin e Arsenalit Rob Holding, por përsëri gjyqtari i ndeshjes heshti.

Por, ajo që ishte shumë interesant ishte minuta e 86’të.

Fellaini ia shkul flokët Guendouzi para gjyqtarit Marriner hesht, pavarësisht se akti i tillë ndodh para syve të tij.

Edhe goli i barazimit i Manchester United në pjesën e parë ishte një gol i shënuar nga pozita jashtëloje por që gjyqtari e referon si gol të rregullt.

Related posts

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Flet Elton Kale: Hedhja e shisheve ishte një dëmtim imazhi për…

Delo.autor

Harrojeni çmimet e FIFA/ Të gjithë po flasin për fotot e Xavit me të dashurën (FOTO)

Isa.Autor

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Pirlo gati t’i japë fund papunësisë, ndiqet me interes nga klubi i Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment