Futboll Sport

“ASKUSH” SI SALAH NË PREMIER LEAGUE/ Liverpool fiton dhe “arratiset”

Liverpool, i pamposhtur në këtë kampionat, ka marrë fitoren e radhës në Premier League pasi ka mundur 2-0 në transfertë skuadrën e Wolves. Protagonisti i takimit ka qenë Mohamed Salah, autor i një goli dhe një asisti.

Ky sukses i ka dhënë mundësinë skuadrës së Klopp që të shkojë në kuotën e 48 pikëve, katër më shumë se Manchester City i vendit të dytë, që do të presë nesër në shtëpi ekipin e Crystal Palace.

Takimi është zhbllokuar pas 18 minutash lojë, me Mohamed Salah që ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të shpejtë brenda zonës së rreptësisë pas asistit të marrë nga Fabinho. Ky ka qenë realizimi i tij i 11-të në këtë sezon të Premier League dhe e bën atë golashënuesin më të mirë të kampionatit për momentin.

Goli i sigurisë për miqtë është shënuar në pjesë e dytë, në minutën e 68-të, dhe është realizuar nga Virgil van Dijk, i cili ka devijuar topin në rrjetë pas një pasimi të bukur të marrë nga ana e egjiptianit. Kjo ka qenë humbja e parë për Wolves në Premier pas tri fitoresh radhazi. “Ujqërit” mbeten në vendin e shtatë me 25 pikë.

Ndërkohë, rezultati i mbrëmjes së sotme i ka siguruar vendin e parë Liverpool-it për Krishtlindje. Katër skuadrat e fundit që kanë kryesuar renditjen e Premier League për Krishtlindje kanë fituar kampionatin, por Liverpool ka qenë ekipi i fundit që nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë në sezonin 2013/14.

Related posts

E PABESUESHME/ Shikoni se çfarë dhuratash shpërdoron Neymar (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME! Hapi i parë drejt firmës, Haland ulet në tavolinën e bisedimeve me… Realin e Madridit

F.autor

SKANDAL NË ROLAND GARROS/ Tenistja ruse Sizikova arrestohet për trukime ndeshjesh

Delo.autor

Leave a Comment