Boks

“LUFTËTARI” shqiptar në kickboks Adriatik Cami, SOT ndeshet për dy tituj botërorë

Luftëtari shqiptar në kick-boks Adriatik Cami që ka vetëm një humbje në karrierën e tij të shtunën në kompleksin “Olimpik Tirana” do të zhvillojë ndeshjen e fundit në ring si profesionist. Cami i cili është me origjinë nga Dibra do të përballet me marokenin Agoub Zerouali për dy tituj të vlefshëm botëror si ËKF dhe “The King of the Ring”.

Për këtë përballje Cami i ka nisur përgatitjet që prej katër muajsh, ndërsa së fundmi është stërvitur në Durrës nga trajneri i tij grek Angelos Stamatiadhis. Shqiptari është kampioni i Europës në fuqi, ndërsa në karrierën e tij ka qenë kampion ballkani, nënkampion Europe dhe shumë herë fitues i titullit grek.

Në prag të sfidës ku Cami pret të ketë një mbështetje të madhe të bashkëkombasve të tij ai është shprehur: “Përgatitjet për duelin e së shtunës po shkojnë shumë mirë dhe tani ka disa ditë që gjendem në Durrës ku këtu po vazhdoj me ushtrime me trajnerin tim Angelos Stamatiadhis si dhe me trajnerin e kikboksit të Teutes, Leli Gega. Jam i kënaqur nga forma ime momentale dhe shpresoj se do bëj një luftë fenomenale duke mposht edhe kundërshtarin tim që vjen nga Maroko, Agoub Zerouali”.

Related posts

Sefer Seferi rrëfehet para duelit me Tyson Fury: I uritur për fitore

Sadik.Autor

Skualifikohet padrejtësisht, Senad Gashi tenton vetëgjyqësinë në ring

Sadik.Autor

KATEGORIA E MESME/ Alma Juniku rrëmben titullin e botës në tajboks

Isa.Autor

Leave a Comment