Futboll Sport

ASNJË PREFERENCË PËR RIVALËT/ ​Klopp: Nuk më intereson misioni për hakmarrje ndaj Real Madridit, nuk mund të…

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë preferencë për rivalët në fazën e radhës të Ligës së Kampionëve dhe se nuk i intereson të hakmerret ndaj Real Madridit për finalen e sezonit të kaluar.

Goli i shënuar nga Mohamed Salah në pjesën e parë në ndeshjen kundër Napolit mbrëmë ishte i mjaftueshëm për t’ia siguruar anglezëve kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sezonin e kaluar, Liverpooli u ndesh me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht me rezultat 3-1. Mirëpo, Klopp ka lënë të kuptohet se ai nuk është duke kërkuar t’i hakmerret madrilenëve për këtë finale.

Këto dy skuadra mund të ndeshen në fazën e 16 më të mirëve pasi që Real Madridi është kualifikuar si fitues i grupit, ndërsa Liverpooli është kualifikuar nga pozita e dytë.

“Gjëja e vetëm të cilën e di është se shumë tifozë do të donin të merrnin hakmarrje ndaj Paris Saint-Germainit [për humbjen e muajit të kaluar në Paris], por nuk mund të them asgjë për këtë, kaq di unë”, ka thënë Klopp.

“Ne duhet ta presim shortin, pa asnjë problem. Deri para ndeshjes sonte, nuk isha i sigurt nëse do të kualifikoheshim, por tani e kemi siguruar këtë. Si mund të ulem këtu dhe ta kërkoj ndonjë skuadër?”.

“Nuk më intereson. Jemi të dytët në grup, do ta kemi një kundërshtar të fuqishëm dhe të mrekullueshëm, kjo është e gjitha”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Gabon kapiteni Romagnoli, Kanga mposht portierin Donnarumma nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

FITORE NË NDER TË MARADONËS/ Napoli shkatërron Romën me fanellën e veçantë me stil argjentinas

Delo.autor

Makthet e komentatorëve sportiv/ Njihuni me 11 emrat më të veshtirë për tu shqiptuar

Isa.Autor

Leave a Comment