Futboll Premier League Sport

BËN ANALIZËN E SEZONIT/ Guardiola: Ja çfarë më pëlqen më shumë te ekipi im

Ashtu siç financierët bëjnë bilancin e vitit, edhe trajneri i kampionëve të kampionatit anglez ka bërë analizën e tij për “Sky Sports”. Pep Guardiola ka thënë se Manchester City është një “ekip më i mirë”, se ai i sezonit të kaluar, duke e krahasuar me momentin ku fituan titullin e Premier League-s në sezonin 2017-2018.

City kapi 100 pikët teksa fitoi kampionatin duke thyer edhe një rekord.

Këtë vit gara është shumë e fortë, me Liverpool-in që ka bërë një nisje fantastike, por Guardiola nuk shqetësohet pasi beson se ekipi i tij është përmirësuar.

“Në detaje të vogla ne jemi më mirë se sezonin e shkuar, e kjo është normale pasi kemi më tepër kohë bashkë.”

“Procesi ynë, ndërtimi i lojës, presing-u i lartë, ne mund të përdorim lëvizje të ndryshme, pasi kemi më shumë alternativa si në mbrojtje e në sulm.”

Guardiola në këtë fundviti i kënaqur nga titulli i fituar, ka thënë edhe se çfarë vlerëson më tepër në ekipin e tij:

“Qëndrueshmëria jonë. Sigurisht ne humbasim pikë, kjo mund të ndodh, por edhe pasi kjo ndodh në jemi gjithmonë aty, e kjo është gjëja më me vlerë dhe që ka më tepër rëndësi.”

“Të fitosh kupa apo Ligën e Kombeve, realizohet në 6-7 ndeshje të cilat duhet të jesh mirë, ndërsa në Premier League duhet të jesh mirë çdo tre ditë, ndaj është titulli që më pëlqen më shumë.”

Related posts

Atmosferë derbi, Donnarumma i trembet Icardit

Sadik.Autor

SKANDALI/ Presidenti i Sampdorias u arrestua teksa po negocionte me ish-futbollistin e Interit për stolin

Delo.autor

Ancelotti “kërcënon” Juventusin: “Është koha të kthejmë titullin, jam më i miri në Itali”

Isa.Autor

Leave a Comment