Futboll Seria A Sport

SKUADRA E ETRIT BERISHËS/ “VIKTIMA” e preferuar e Juventusit në Seria A

Atalanta e trajnerit Gian Piero Gasperini pret në shtëpi kryesuesit e Serie A, bardhezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri, në ndeshjen e 18-të të kampionatit. Skuadra ku luan edhe portieri ynë i kombëtares, Etrit Berisha, i rikthyer titullar mes shtyllave, ndodhet në vendin e 9-të, me 24 pikë, aq sa ka edhe Roma. Nga ana tjetër, Juventusi mbetet i pamposhtur në këtë kampionat, me 49 pikë.

“Zonja e Vjetër” është skuadra, kundër së cilës Atalanta ka humbur më shumë ndeshje në Serie A, 64 të tilla, duke përfshirë 23 nga 27 ndeshjet e fundit të kampionatit italian.

Atalanta mori dy barazime, të dyja 2-2, në dy ndeshjet e fundit në shtëpi të Serie A, të luajtura kundër Juventusit, duke ndërprerë një “brez” prej nëntë humbjesh radhazi në kampionat.

Që nga viti 2008, Atalanta është skuadra, kundër së cilës Juventusi ka shënuar më shumë gola në Serie A: 44 të tillë.

Atalanta kanë humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat, pasi i kishte fituar katër të mëparshmet.

Juventusi ka fituar tetë ndeshjet e fundit larg nga shtëpia, në Serie A.

Juventusi është i pamposhtur në 27 ndeshjet kundër Atalantës në Serie A. Në historinë e kampionatit italian, vetëm Interi ndaj Sampdorias ka shënuar një “brez” kaq të gjatë si i pamposhtur (30 ndeshje).

Gian Piero Gasperini është trajneri që ka humbur më shumë ndeshje në Serie A kundër Allegrit. Bëhet fjalë për 7 humbje në 15 përballjet mes tyre.

Duvan Zapata ka shënuar 7 gola që në fillim të nëntorit. Asnjë lojtar sulmues nuk ka patur Atalanta më të mirë, në të njëjtën periudhë të Serie A (në të njëjtin nivel me Fabio Quagliarella të Sampdorias).

Related posts

EDICIONI I 57 NË BUNDESLIGA/ Kampionati gjerman starton me sfidën Bayern-Hertha, ja data

Delo.autor

NGA REKORDI HISTORIK TEK MBIJETESA/ Sadiku e ka të qartë objektivin: Dua të kap shifrën e 15 golave

Delo.autor

XHAKA DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ Klubi i njohur gjerman gati të marrë mesfushorin shqiptar për…

Delo.autor

Leave a Comment